Sport
Telashe për Argjentinën pas kaosit në Brazil, futbollistët e pësojnë edhe nga klubi i tyre
Demokracia
11:44 | 07 Shtator 2021

Share:

Giovani Lo Celso dhe Christian Romero janë gjobitur nga klubi i Tottenhamit, pasi kanë udhëtuar në drejtim të kombëtares argjentinase pa lejen e tyre.

Sipas asaj që raporton britanikja “SKY Sports UK”, dy lojtarët ishin pjesë e ndeshjes ndaj Brazilit e cila u anulua për shkak të prezencës së lojtarëve që vinin nga Anglia, dhe ndër ta ishin dhe dy lojtarët e skuadrës londineze.

Dy argjentinasit do të gjobiten nga “Spurs”-at të cilët e quajnë të papranueshme sjelljen e tyre duke shkuar në kombëtare pa marrë parimisht leje nga drejtuesit e skuadrës. /Demokracia.com

Të ngjashme