Auto&Tech
Teknologjia si ndihmëse për sigurinë e grave në rrugë
Demokracia
20:04 | 19 Dhjetor 2021

Share:

Në Mbretërinë e Bashkuar, çështje e ngacmimeve seksuale përgjatë këtij viti ka qenë në qendër të vëmendjes.

Kështu, gratë janë përpjekur vazhdimisht të gjejnë metodat e veta për t’u mbrojtur dhe për t’u mos u shqetësuar kur ndodhen jashtë gjatë natës, tregon agjencia e lajmeve BBC.

Por si mund të ndihmojë teknologjia për t’i mbajtur gratë të sigurta në rrugë?

Rastet e njëpasnjëshme i dhanë popullaritet në rritje aplikacionit WalkSafe, duke e kthyer atë në aplikacionin e sigurisë me rritjen më të shpejtë në Mbretërinë e Bashkuar.

Themeluesja e tij, Emma Kaye, e krijoi konceptin për aplikacionin pasi përjetoi vetë ngacmime.

“Askush nuk dëshiron të jetojë në një botë ku kemi nevojë për një aplikacion sigurie, por fatkeqësisht ka vend për të”, ka thënë ajo.

Ai do të ketë një veçori të re, e cila do të përfshijë një hartë të drejtpërdrejtë ku familja dhe miqtë do të jenë në gjendje të gjurmojnë udhëtimin dhe të bisedojnë me përdoruesin në kohë reale.

Tani për tani, veçoria e tij unike e shitjes është një hartë që u lejon njerëzve të planifikojnë rrugën e tyre më të sigurt për në shtëpi, duke parë të dhënat e fundit të krimit.

“Aplikacioni inkurajon njerëzit që të marrin masa paraprake për të shmangur krimin, në vend të masave reaksionare kur janë në një situatë fatkeqe”, ka treguar Kaye.

Që nga prezantimi në mars të këtij viti, aplikacioni ka pasur më shumë se 560 mijë shkarkime.

Ndërkaq, në Universitetin e Bath-it, studiuesit po përpiqen të zgjidhin problemin e produkteve të sigurisë, të cilat janë të vështira për t’u aktivizuar fizikisht.

Ata po zhvillojnë një aplikacion për orët inteligjente të grave të quajtur Epowar, i cili do të dërgojë automatikisht alarme nëse ndjen se përdoruesi është në ankth.

Këtë, duke monitoruar rrahjet e zemrës dhe lëvizjen e trupit.

Bashkëthemeluesja e aplikacionit ka treguar se ideja për aplikacionin i ka ardhur teksa po vraponte në një park të pa ndriçuar ku shqetësohej për rrezikun e një sulmi.

“Kur pashë se orët inteligjente po përdoreshin për të zbuluar sulmet, mendova se ndoshta ajo teknologji mund të aplikohej për sigurinë e grave”, ka vijuar ajo, përcjell Albanianpost.

Megjithëse madhësia e kampionit është e vogël, aplikacioni përdor inteligjencën artificiale për të njohur shqetësimin dhe përgjigjet nëse një përdorues sulmohet kur ecën ose vrapon vetëm.

“Na ka shkuar në mendje se një orë inteligjente me këtë aplikacion mund të jetë një mënyrë për të paralajmëruar të tjerët nëse një grua ka vështirësi”, ka treguar krijuesja e aplikacionit.

Të ngjashme