Intervista
“Tek len & tek praron”: Intervistë me publicistin, Uk Lushi
Demokracia
18:01 | 30 Prill 2021

Share:

Ardhja e presidentit Biden në Shtëpinë e Bardhë ka ringjallur pritjet e shqiptarëve për një vëmendje më të madhe të Amerikës për Kosovën.

Me të janë rritur shpresat për një konsensus më të madh të aleatëve strategjikë të Kosovës, që do të mundësonte edhe unitet brenda spektrit politik në Kosovë – diçka që nuk ka ndodhur që nga viti 2008.

Me publicistin dhe investitorin shqiptaro-amerikan, Uk Lushi, përmes “Tek len & tek praron”, këtu në Demokracia.com do të flasim për ndryshimet e mëdha gjeopolitike që pritet të ndodhin në vitet e ardhshme, si pasojë e pandemisë dhe riorganizimit të interesave të fuqive të mëdha.

Me të do të flasim edhe për krizën në Ukrainë, marrëdhëniet transatlantike, marrëdhëniet SHBA-Kosovë dhe dialogun Kosovë–Serbi.

Me Uk Lushin do ta analizojmë rolin e ri të shqiptaro-amerikanëve për bashkimin kombëtar.

Intervistën mund ta ndiqni nga ora 19:30. Qëndroni me Demokracia.com

Të ngjashme