Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka shqyrtuar sot procedurat e hapura nga Komisioni i Garave.
Pas shqyrtimit të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjes dhe incizimeve televizive morën disa vendime, shkruan Demokracia.com.
Komisioni disiplinor i ka shqiptuar masën disiplinore Vërejtje e fundit klubit të Llapit.
Llapi sipas Komisionit të Garave kishte tejkaluar 10 për qindshin e lejuar për shikues në takimin kundër Feronikelit të zhvilluar në fundjavë në Merdare.
“FC ”Llapi”. Mos respektimi i vendimit të Qeverisë, lidhur me masat antiCovid 19, duke tejkaluar 10% të kapacitetit maksimal të shikuesve në tribuna, për çka është ndërprerë ndeshja për pesë (5) minuta. Sipas xhirimeve televizive në ndeshjen Llapi-Feronikeli. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore Vërejtje të fundit”, thuhet në njoftim.
Masat e reja të Qeverisë së Kosovës në lidhje me masat anti-Covid nuk lejojnë më shumë se 10 për qind të kapacitetit të stadiumit për shikues. /Demokracia.com