Lajme
Teherani mund të prodhojë armë bërthamore nëse i bëhet presion nga Perëndimi
Demokracia
10:27 | 10 Shkurt 2021

Share:

Ministri i Inteligjencës i Iranit tha se presioni i vazhdueshëm perëndimor mund ta shtyjë Teheranin të luftojë përsëri dhe të prodhojë armë bërthamore, për çka të cilat Republika Islamike ka këmbëngulur për vite me radhë se nuk ka ndërmend të zhvillojë kurrë, shkruan Reuters, transmeton Demokracia.com.

Vërejtjet e bëra në një intervistë televizive janë një sugjerim i rrallë se Irani mund të ketë interes në armët bërthamore, për të cilat vendet perëndimore e kanë akuzuar Iranin se mëton t’i prodhojë ato.

Zyrtarët iranianë e kanë hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur këtë akuzë, duke cituar një “fetva” ose dekret fetar të lëshuar në fillim të viteve 2000 nga autoriteti më i lartë i Republikës Islamike, Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei, që ndalon zhvillimin ose përdorimin e armëve bërthamore.

Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore të cilat fillimisht nënshkruan një marrëveshje bërthamore në vitin 2015 me Iranin, duket se janë në një ngërç se cila palë duhet të kthehet e para në marrëveshje, duke e bërë të vështirë që sanksionet e SHBA-së që kanë dëmtuar ekonominë e saj mund të hiqen shpejt. /Demokracia.com/

Të ngjashme