Arte
Teatri ‘Hadi Shehu’ sjell në Prishtinë shfaqjen ‘+18’
Demokracia
16:20 | 09 Qershor 2021

Share:

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës mrëmë u dha premiera e shfaqjes mysafire të Teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu”.

Shfaqja është bërë më regji nga Qëndrim Rijani “18+” me regji nga David Mamet dhe Arian Krasniqi, shkruan Demokracia.com

Loja paralele e aktorëve që ndërthurej rreth dy Ed-ëve të luajtur nga Edi Kastrati dhe Bujar Ahmeti imiton realitete të dyfishta, në dy pjesë të largëta të botës, të dy burrave të cilët i kapur një lloj ekzistencializmi ekstrem tipik për një mesomoshë.

Shfaqja nis me magjistaret të cilat shohin magji të zezë në fatin e dy Edëve që pasohet me skenën e ardhshme që tregon për martesën e palumtur të secilit me gruan e tij, e cila vazhdon me largimin e tij prej shtëpisë, në kërkim të një jete më me shumë adrenalinë dhe larg komfort zonës që duke se e ka përfshirë.

Edi nuk ndihet i tërhequr më ndaj gruas së tij dhe zgjidhja për këtë për të është largimi prej saj, që tregon një mungesë të thellë imagjinate dhe përgjegjësie. Edi nuk është burrë por një fëmijë i mërzitur pasi ka luajtur për një kohë të gjatë me një kukull të njejtë dhe tani do të dalë të luajë me fëmijët e tjerë të lagjes, loja me të cilët ngjan prej së largu argëtuese.

Mirëpo realiteti të cilin e zbulon Edi pasi largohet nga gruaja e tij nuk është edhe aq tërheqës sa premton, që nga momenti i parë kur ai përfundon në bordello të cilën as nuk është në gjendje t’a paguaj, e duke vazhduar kështu nëpër momente të errëta nëpër të cilat sfidon veten me lojëra fati, droga dhe seks për një natë që përfundon në vrasje makabre nga e cila ai largohet dhe në fund edhe zbulohet. Edi apo të dy Edët, përfundojnë në burg duke u dhunuar e abuzuar në mënyra të ndryshme, të paaftë për të gjetur veten e vërtetë, e edhe më të paaftë për të pranuar përgjegjësinë e veprimeve të veta.

Me një muzikë të mrekullueshme nga Adhurim Grezda dhe me një sinergji të përkryer mes kastës së aktorëve të përbërë nga Vlera Pylla, Yllka Lota, Vlora Dervishi,  Edmond Hafizademi, Edi Gjakova, Arbies Komoni, Elida Shasivari, Muradije Muriqi, kimia dhe energjia e mirë mes të cilëve i jepnin shfaqjes një  ritëm të veçantë e shumë organik./Demokracia.com/

 

Të ngjashme