Sport
Të zhgënjyer me rezultatet, tifozët duan dorëheqjen e Klodian Duros
Demokracia
17:21 | 25 Shkurt 2021

Share:

Feronikeli ka pësuar sot një humbje të radhës në Superligën e  Kosovës në futboll. “Nikli” u mposht në derbin drenicas nga Drenica ne rezultat 1:3, shkruan Demokracia.com.

Kjo humbje nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Feronikelit “Tigrat e Zi” të cilët kanë kërkuar përgjegjësi nga trajneri, dhe duan dorëheqjen e tij.

Ky është reagimi i plotë i “Tigrave të Zi” pas ndeshjes me Drenicën:

Kerkes për Klodian Duron

Nga ti Analist i Superliges sonë ne qysh tani kerkojmë dorheqje sepse ne nuk ta lejojmë ato qe i ke ba deri sot në klubin tonë të zemres. Kerkojmë edhe nga Presidenti jonë Z.Naser Ramaj qe sante te merr vendimin për ty Analist.

Nese askush nuk merr masa për ty ti nuk do te jesh i sigurt në Klubin tonë sepse ti ke hekur lojtaret nga klubi pa asnje arsye, ti ke bo edhe një grup lojtarësh nga ana jote dhe nuk je duke i futur në lojë ata të cilet janë të gatshum të luajnë nga minuta e parë.

NIKLI – Dashuri që s’shuhet kurrë. /Demokracia.com

Të ngjashme