Lajme
Të zgjedhurit e popullit të painteresuar, dështon seanca e Kuvendit të Kosovës
Demokracia
14:30 | 26 Maj 2022

Share:

Kuvendi i Kosovës ka dështuar që ta vazhdojë seancën e cila filloi të enjten në orën 10:00.

Kështu, në vazhdimin që parashihej të fillojë nga ora 14:00, në sallë të pranishëm kanë qenë vetëm 53 deputetë.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se nuk ka kushte për vazhdimin e seancës dhe e njëjta është shtyrë për një ditë tjetër.

Ndërkohë, deputetët sot ishte paraparë që të diskutojnë për 10 pika:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e
Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të
Pronës,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës
Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë
nxjerrëse të mineraleve,

9. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,

10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media./Demokracia.com/

Të ngjashme