Lajme
“Të tregohemi të mençur politikisht, 500 mijë njerëz do ta lëshojnë Kosovën” – Vuçeviq tregon pse pranuan targat RKS
Demokracia
10:15 | 06 Janar 2024

Share:

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë dhe njëherit kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Millosh Vuçeviq, ka thënë  se nuk e di pse qytetarët e Serbisë qendrore janë të irrituar me vendimin që automjetet me targa RKS (Republika e Kosovës) të qarkullojnë lirshëm në Serbi, pa stikera. Sipas tij, duhet parë një tablo më e madhe.

“Pse jemi të mërzitur? Lërini të udhëtojnë kosovarët. 300 mijë deri 500 mijë njerëz do të shkojnë në Bashkimin Evropian, pas liberalizimit të vizave. Të tregohemi pak të mençur politikisht, na duhet pak politika e Millosh Obrenoviqit, pak durim. Nuk është e gjitha tani për tani,” tha Vuçeviq

Ai vlerësoi se duhet parë në pamje më të gjerë, kush çfarë fiton dhe kush çfarë humb, duke thënë se Serbia me atë vendim “nuk humb asgjë dhe nuk fiton asgjë”.

“Kam lexuar diku një koment që i kemi lejuar shqiptarët nga Kosova të udhëtojnë me dokumentet e tyre të udhëtimit. Pra, ku udhëtojnë? Ata udhëtojnë në vendet ku u janë hequr vizat. Pra, për çfarë jeni të mërzitur? Jini pak të zgjuar politikisht. Cili është problemi që po shkojnë në Zvicër, Gjermani apo kudo që shkojnë? Çfarë duhet të bëjmë, getoizimi? Lërini të shkojnë atje ku mendojnë se është më mirë. Aleatët e tyre ua hoqën vizat, ndaj le të shkojnë atje tek ata”, ka përfunduar Vuçeviq, raporton N1.

Të ngjashme