Lajme
Të shtunën u regjistrua shpejtësi rekorde e erërave, s’kishte ndodhur që nga paslufta
Demokracia
13:50 | 04 Korrik 2023

Share:

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror – ASHNA, ka njoftuar se të shtunën është regjistruar shpejtësi rekorde e erërave.

Sipas njoftimit një gjë e tillë nuk ka ndodhur që nga përfundimi i luftës.

Dita e shtunë u karakterizua gjatë pasdites me stuhi të forta në vend që erdhi si rezultat i sistemit të fuqishëm frontal nga jugperëndimi, duke sjell rrebeshe të vrullshme shiu, breshër e shkarkesa rrufesh, e po ashtu edhe erëra jashtëzakonisht të fuqishme, që shkaktuan edhe dëme materiale

Njoftimi i plotë:

ERËRA ME SHPEJTËSI REKORDE REGJISTROHEN NË ASHNA Ditën e shtunë, me datë 01.07.2023, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror është shënuar shpejtësia e erës më e larta e matur ndonjëherë që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Shpejtësia e erës prej 61.2KT, gjegjësishtë 113.3 km/h është regjistruar në ora 14:59 sipas orës lokale. Në shënimet e të dhënave klimatologjike dhe statistikave meteorologjike nga Departamenti Meteorologjik – ASHNA, vërehet se shpejtësia maksimale e erës e matur në ASHNA në të kaluarën ka qenë 44kt apo 81.5 km/h.Stuhia e shoqëruar me erëra të fuqishme, shi e breshër ka shkaktuar dëme të konsideruara materiale gjithandej vendit tonë.

Të ngjashme