Të shtunën do të bëhet testimi i radhës i alarmit publik në Prishtinë.
Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, në të cilin thuhet se alarmi do të testohet në ora 12:05.
“Ju njoftojmë se testimi i radhës i sistemit të alarmit publik do të bëhet të shtunën, me datë 04.06.2022, në orën 12:05 me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftimin për media./Demokracia.com/