Lajme
Të shtunën në veri serbët sulmuan një gazetare dhe veturën e Policisë së Kosovës
Demokracia
09:45 | 04 Qershor 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e shtunë në veri është sulmuar një gazetare si dhe është sulmuar një veturë e Policisë.

Policia bën të ditur se rastet kanë ndodhur në Leposaviq dhe Zveçan.

“Soqanicë, Leposaviq 03.06.2023 – 02:40. Është raportuar se një veturë e policisë është sulmuar me mjete të forta deri sa ka qenë në lëvizje. Nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar deri më tani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, rasti në Zveçan ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Ankuesja femër kosovare gazetare ka informuar se gjatë përcjelljes së protestës është sulmuar fizikisht nga persona të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”.

Të ngjashme