Lajme
Të shtëna në Nju Meksiko| Katër persona të vrarë dhe disa të plagosur, mes tyre dy policë
Demokracia
23:07 | 15 Maj 2023

Share:

Një person i armatosur qëlloi dhe vrau katër persona në qytetin Farmington të Nju Meksikos, përpara se policia ta qëllonte për vdekje, kanë konfirmuar autoritetet. 

Departamenti i Policisë Farmington tha në një deklaratë se dy policë u transportuan në spital pasi u plagosën gjatë të shtënave dhe se besohet se mund të ketë më shumë viktima civile, raporton Independent.

Identiteti i viktimave dhe sulmuesve, si dhe vendndodhja ku ndodhën të shtënat, ende nuk janë bërë të ditura.

Dy oficerët e plagosur janë në gjendje stabile dhe aktualisht ndodhen në Qendrën Mjekësore Rajonale San Juan.

Oficerët nga Departamenti i Policisë Farmington, Zyra e Sherifit të Qarkut San Juan dhe Policia e Shtetit të Nju Meksikos, po hetojnë detajet e incidentit.

Në orën 11:15, shkollat ​​lokale i ndaluan nxënësit të largoheshin nga shkollat ​​pas një kërkese të policisë.

“Në këtë kohë, detajet që kemi janë se oficerë të shumtë nga Departamenti i Policisë Farmington janë përfshirë në të shtënat”, tha Departamenti i Policisë Farmington në një deklaratë.

“Një i dyshuar u vra në vendngjarje. Identiteti i të dyshuarit nuk dihet dhe nuk ka kërcënime të tjera të njohura për momentin. Dy oficerë policie, një nga Departamenti i Policisë Farmington dhe një nga Policia e Shtetit të New Mexico, u qëlluan dhe të dy aktualisht ndodhen në Qendrën Mjekësore Rajonale San Juan për trajtim për shkak të lëndimeve dhe janë në gjendje stabile”, shtuan ata.

Të ngjashme