Lajme
Të shtëna në një poligon në Belgorod të Rusisë, vriten 11 ushtarë rusë
Demokracia
23:01 | 15 Tetor 2022

Share:

Dy ushtarë vullnetarë hapën zjarr ndaj trupave të tjera në një poligon të qitjes ushtarake ruse pranë Ukrainës, duke vrarë 11 ushtarë dhe duke plagosur 15 të tjerë, tha ministria ruse e mbrojtjes.

Të shtënat thuhet se kanë ndodhur në rajonin Belgorod në Rusinë jugperëndimore, që kufizohet me Ukrainën, shkruan SkyNews.

Ministria e Mbrojtjes e Moskës tha se dy vullnetarët nga një ish-vend sovjetik i paidentifikuar hapën zjarr ndaj ushtarëve të tjerë gjatë stërvitjes, përpara se të vriteshin nga zjarri i kundërt.

Ministria e quajti incidentin një sulm terrorist.

 

Të ngjashme