Lajme
Të shtëna me armë zjarri, policia po heton rastin
Demokracia
09:47 | 21 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë raportuar të shtëna me armë zjarri, në drejtim të një veture, në fshatin Hajvali, shkruan Demokracia.com.

PK njofton se  pronari i veturës është ankuar se është gjuajtur në drejtimin e tij, ndërsa policia ka gjetur dhe ka konfiskuar tri gëzhoja dhe dy predha, që dyshohet se mund të jenë të AK47.

Policia bën të ditur se është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Rr. Pavarësia, Hajvali 20.02.2021  – 22:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij me targa vendore persona deri më tani të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se vetura e ankuesit është qëlluar me armë zjarri si dhe kanë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja dhe dy predha të cilat dyshohet se mund të jenë të AK47. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet./Demokracia

Të ngjashme