Lajme
Të shtëna me armë zjarri në veri të Mitrovicës, një polic dyshohet të ketë gjuajtur vëllezërit e tij
Demokracia
20:12 | 28 Gusht 2022

Share:

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në një restorant në veri të Mitrovicës.

Të paktën kështu raporton Sinjali, që shton se pjesë e këtij incidenti ishte një polic.

Madje, raportohet se ky i fundit ka gjuajtur në drejtim të vëllezërve të tij.

Tutje bëhet e ditur se ai ishte jashtë detyrës zyrtare dhe thuhet që i njëjti ka mundur ta shfrytëzojë armën si vetëmbrojtje, pasi paraprakisht vëllezërit kishin gjuajtur në drejtim të policit me armë gjuetie.

Deri më tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa dy vëllezërit e policit janë në arrati.

Të ngjashme