Lajme
Të shtëna me armë zjarri në veri, policia jep detaje
Demokracia
15:34 | 15 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Gjatë ditës së sotme janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në Mitrovicën e Veriut.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëvendëskomandant i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

“Nuk ka incidente të raportuara. Mund të ndodhë që ka pasur ndonjë aheng apo dasmë në ndonjë lokacion të rrethinës së komunës së Zveçanit, mirëpo njësitet ende nuk kanë lokalizuar. Sidoqoftë njësitet policore janë në teren për më tepër informata rreth raportimit”, tha Hoti.

Të ngjashme