Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dëmtohet xhami i ballkonit të një shtëpie
Demokracia
09:55 | 11 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Një grua ka raportuar se pas mesnatës në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave është dëmtuar xhami i ballkonit të shtëpisë së saj.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja si provë materiale.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/PËRDORIM I ARMËS/Prishtinë 10.12.2022-02:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se nga disa të shtëna me armë zjarri i është dëmtuar xhami i ballkonit të shtëpisë së saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja si provë materiale”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore./Demokracia.com/

Të ngjashme