Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Demokracia
15:17 | 14 Gusht 2023

Share:

Rreth orës 13:00 në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia konfirmon se nuk ka persona të lënduar, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë.

“Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të peronit  të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

 

Të ngjashme