Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, katër persona në arrati
Demokracia
20:45 | 13 Janar 2022
Ilustrim

Share:

Katër persona të dyshuar kanë hyrë në një shtëpi me dhunë në fshatin Doberdol të Podujevës, dhe në ikje e sipër ata shtënë me armë zjarri.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti.

“Rreth orës 18:20, kemi pranuar informatën se në një shtëpi në fshatin Doberdol të Podujevës, me forcë janë futur katër persona të dyshuar. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar. Në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.

Sipas saj, aktualisht policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar./Demokracia.com/

Të ngjashme