Lajme
Të shtëna me armë zjarri në një mishtore në Pejë
Demokracia
09:03 | 18 Dhjetor 2022

Share:

Mëngjesin e sotëm ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një mishtore në rrugën “Bill Clinton” në Pejë. Përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 07:24, policia është njoftuar se në rrugën “Bill Clinton” në Pejë, kishte pasur të shtëna me armë zjarri në mishtore në Pejë. Të lënduar nuk ka, vetëm dëme materiale”, tha Gashi

Ai tha më tej se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Të ngjashme