Lajme
Të shtëna me armë zjarri në një funeral në SHBA, pesë të plagosur
Demokracia
13:14 | 03 Qershor 2022

Share:

Pesë persona u plagosën të enjten e 2 qershorit si pasojë e të shtënave me armë zjarri në varrezat e Wisconsin në SHBA, ku po zhvillohej funerali i një personi që u vra nga policia në fund të majit, raportojnë mediet lokale.

Sipas policisë lokale në një qytete në brigjet e liqenit Miçigan, “të shtëna të shumta” u raportuan rreth orës 2:26 pasdite (ora lokale).

Mësohet se mes të plagosurve janë të afërmit e të ndjerit që u vra nga policia në fund të majit, shkruan abcnews.al.

37-vjeçari afrikano-amerikan u vra nga policia më 20 maj gjatë një kontrolli.

Ai dyshohet se ka tentuar të arratiset nga policia pasi ishte me pistoletë në dorë.

Të ngjashme