Lajme
Të shtëna me armë zjarri në një diskotekë në Graçanicë, plagoset një 55-vjeçar
Demokracia
14:54 | 02 Tetor 2022

Share:

Mbrëmë në një diskotekë në Graçanicë ka ndodhur një vrasje në tentativë.

Rreth orës 22:50, në diskotekën “Opera” në Graçanicë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Demokracia.com mëson se nga këto të shtëna me armë zjarri ka mbetur i plagosur 55-vjeçari Lubomir Miriq.

Siç mëson Demokracia.com, Miriq është plagosur në këmbë, përderisa për këtë incident, Policia e Kosovës është njoftuar nga Spitali ‘Simonida’.

I plagosuri, Lubomir Miriq i shtrirë në spital.

Po ashtu, Demokracia.com mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë Prokurori kujdestar, Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe Njësia Speciale Operative.

Prokurori kujdestar ka kërkuar që të merren pamjet e kamerave për të zbardhur rastin.

Deri më tani, Policia nuk ka arritur që ta gjejë të dyshuarin e as të sekuestrojë armën që është përdorur, ndërkaq Prokurori kujdestar rastin e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Demokracia.com mëson se i dyshuari për këtë rast është 48-vjeçari Xhevat Islami. /Demokracia.com/

Xhevat Islami, i dyshuari për plagosjen e Lubomir Miriq.

Të ngjashme