Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Hajvali, një i plagosur
Demokracia
21:27 | 26 Mars 2023

Share:

Një person është plagosur me armë zjarri në Hajvali të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në Hajvali. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti shtoi se hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar (i identifikuar nga ana e policisë) si dhe sqarimin të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Të ngjashme