Lajme
Të shtëna me armë në Zllatar të Prishtinës, plagoset një person, një tjetër merr lëndime trupore
Demokracia
20:29 | 26 Qershor 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë lënduar gjatë një përleshje në lagjen Zllatar të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë për Demokracia.com se njëri nga personat dyshohet se është lënduar gjatë përleshjes fizike, ndërsa tjetri dyshohet se me armë zjarri është vetëplagosur.

“Sot rreth orës 18:00, kemi  marrë informatën për të shtëna me armë zjarri  në lagjen Zllatarë, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se të lënduarit janë duke marrë tretman mjekësor.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona. Njëri nga personat dyshohet se është lënduar gjatë përleshjes fizike, ndërsa tjetri dyshohet se me armë zjarri është vetëplagosur. Të dy personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Sipas Ahmetit hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për  ndriçimin e plotë të rastit./Demokracia.com/

Të ngjashme