Me të nisur protesta e sotme, turma ka vërshuar drejt sheshit Skendërbeu. Pasi kanë arritur, janë dëshuar krisma me armë, por ende nuk dihet se nga cila palë.
Policia menjëherë ka ndërhyrë për ta shpërndarë turmën e protestuesve, të cilët kishin ardhur nga protesta para Ministrisë së punëve të jashtë.
Kujtojmë që gjatë ditës, ministri i brendshëm, Spasovski kishte paralajmëruar se gjatë protestës do të përdoren koktej molotovi, sipas informatave që posedon policia.
Forca të shumta policore akualisht gjenden afër protestuesve.