Lajme
Të shtëna me armë në Podujevë, një i plagosur
Demokracia
21:43 | 12 Qershor 2022

Share:

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në Podujevë. 

I plagosuri është dërguar për trajtim në QKUK, kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 20:00, është pranuar informacioni për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka marrë plagë nga arma zjarrit. I njëjti është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin “, ka thënë Borovci.

Të ngjashme