Lajme
Të shtëna me armë në plazhin e Velipojës, një i plagosur
Demokracia
23:43 | 14 Qershor 2022

Share:

Një person është plagosur me armë mbrëmjen e së martës në plazhin e Velipojës.

Sipas të dhënave të para, i plagosuri, Pjerin Brushtulli ka marrë plagë në bark.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në afërsi të një resorti, në rrethana ende të paqarta sipas policisë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër që kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

48-vjeçari banues në Shkodër rezulton person i dënuar për vrasje.

Në vitin 2004, ai rezulton i dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Shkodrës./Euronews Albania

Të ngjashme