Lajme
Të shtëna me armë në një turmë në Kaliforni, dyshohet se ka viktima
Demokracia
10:36 | 22 Janar 2023

Share:

Policia në Kaliforni po i përgjigjet disa të shtënave që kanë lënë disa të plagosur, sipas raportimeve të mediave amerikane.

Incidenti ndodhi në Monterey Park, që ndodhet rreth 13 kilometra në lindje të Los Anxhelosit, pas orës 22:00 me orën lokale të së shtunës.

Mijëra njerëz ishin mbledhur më herët në qytet për festivalin e Vitit të Ri Hënor në Monterey Park.

Ende nuk është e qartë se sa njerëz janë qëlluar, ndërkohë që sipas raportimeve,  janë mbi dhjetë të vdekur e mbi 20 të lënduar.

Të ngjashme