Lajme
Të shtëna armësh në Greqi, gjashtë të vrarë në Athinë
Demokracia
19:09 | 11 Shtator 2023

Share:

Në lagjen Artemis të Athinës në Greqi, kanë ndodhur para pak çastesh të shtëna armë ku si pasojë kanë mbetur të vrarë të paktën gjashtë persona.

Mediat greke fillimisht raporton se tre persona janë vrarë në veturë, e tre tjerë në një shtëpi në këtë lagje të Athinës.

Megjithatë informacionet më të fundit tregojnë se ka pasur qërim hesapesh në veturë në rrugën Arionos.

Pesë persë kanë mbetur të vrarë në veturë, derisa një tjetër është gjetur pranë një veture me targa të Gjermanisë.

CNN grek raporton se është përdorur një revole e kalibrit 9 milimetra, derisa forca të shumta të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në vend të ngjarjes ka edhe shumë autoambulanca, e hetuesit janë duke analizuar të gjitha provat për të zbardhur rastin.

Të ngjashme