Lajme
Të shqetësuar për seancat e mbyllura, Trupi Gjykues ndaj Thaçit dhe të tjerëve lëshon një urdhër
Demokracia
17:27 | 17 Maj 2023

Share:

Gjatë seancës së sotme, trupi gjykues për rastin Thaçi dhe të tjerët ka shprehur shqetësimin e tij meqë pothuajse të gjitha provat e deritanishme lidhur me rastin janë dëgjuar në seanca private ose të mbyllura.

Trupi Gjykues ua ka bërë me dije palëve se në bazë të Nenit 21 (2) të Ligjit për Gjykatën Speciale, të akuzuarit kanë të drejtë për një seancë të drejtë dhe publike dhe se ka interes publik që kjo procedurë të zhvillohet, për aq sa është e mundur, në mënyrë publike.

Në këtë seancë, Paneli ka lëshuar edhe një urdhër gojor duke kërkuar nga palët që të paraqesin parashtresa deri më 31 maj lidhur me hapat konkret që mund të ndërmerren nga palët dhe paneli për të siguruar shkallë më të madhe të publicitetit të provave, shkruan Gazeta Express.

Paneli i gjyqtarëve gjithashtu ka udhëzuar palët që të kenë parasysh parimin e publicitetit në momentin kur kërkojnë që pjesët e dëshmitarëve të dëgjohen në seancë private ose të mbyllur.

 

 

Të ngjashme