Dukagjini ka shënuar sot një fitore të madhe ndaj Istogut në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Demush Mavraj” në Istog dhe u mbyll me rezultat 1:2. Moti i ligë që ka mbretëruar në vendin tonë kishte bërë që fusha të jetë shumë e rënduar, madje edhe të mbulohet nga balta, shkruan Demokracia.com.
Mirëpo, lojtarët të etur për suksesin e madh nuk i pengoi aspak kjo fushë, duke e dhënë maksimumin nga vetja, megjithatë, duhet pranuar që imazhet nga ajo lojë vërtet të bëjnë të ndihesh keq.
Kaq kohë ka kaluar nga lufta, derisa infrastruktura në vendin tonë vazhdon të mbetet në gjendje të mjerueshme. Institucionet tona duhet ta kuptojnë që është momenti i fundit që mos të luhet më me shëndetin e sportisteve por të krijojnë kushte të mira për ta.
Ka qenë vetë skuadra e Dukagjinit e cila përmes disa fotografive ka treguar se në çfarë fushë luajtën sot.
“Te rritur ne lloçin e Kosovës, të etur për triumfin dhe finalen e madhe. Beteja e parë u fitua!
Kur kushtet atmosferike edhe fusha nuk të ofrojnë mundësi për loje. Vjen ne shprehje vullneti, deshira dhe passioni, për çdo milimetër!”, ka shkruar Dukagjini përcjellë me disa fito nga ndeshja e sotme. /Demokracia.com
https://www.facebook.com/KF.Dukagjini1958/posts/137061178424796