Sport
Te Ronaldo edhe Krishtlindjet festohet në mënyrë spektakolare, fotoja merr 10 milionë “like” për pak minuta
Demokracia
12:47 | 25 Dhjetor 2021

Share:

Fotoja e postuar nga futbollisti i Manchester United në Instagram mblodhi gati 10.000.000 “like” në një periudhë të shkurtër kohore.

Gjithçka që bën Cristiano Ronaldo ngjall shumë vëmendje. Nuk ka rëndësi nëse ka shënuar gol apo ka bërë diçka spektakolare në fushë, apo thjesht ka ndarë një foto me familjen e tij, transmeton Demokracia.com.

Këtë herë, Cristiano dhe e zgjedhura e tij, Georgina Rodriguez, kanë veshur pizhame të kuqe Krishtlindjesh për Krishtlindje dhe kanë pasur të ftuar familjen e  futbollistit.

Ata vendosën që vendi më i mirë për foton të ishte shkallët pranë pemës së dekoruar të Krishtlindjes dhe postimi mori shpejt një numër të madh “pëlqimesh” dhe komentesh nga fansat që iu përgjigjën urimeve të mira të portugezit. /Demokracia.com

Të ngjashme