Lajme
Të rinjtë nga Peja vendosin flamurin kombëtar në majën e malit më të lartë në Serbi
Demokracia
22:57 | 09 Mars 2021

Share:

Në majën e malit Midzor rreth 2169 metra lartësi, e cila konsiderohet maja më e lartë e Serbisë u ngrit flamuri shqiptar.

Më 7 mars, një grup alpinistësh nga Peja ngjitën majën më të lartë të Serbisë dhe sipër saj valvitet flamuri shqiptar si shenjë krenarie për këtë arritje.

Arianit Mula, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kanë udhëtuar më shumë se 600 kilometra me veturë, për të arritë tek lokacioni ku e nisën ecjen, shkruan Demokracia.com

“Më shumë se 600 km udhëtuam me veturë për të arritë tek lokacioni Babin Zub ku edhe filluam ecjen për në drejtim të Majës.”, ka shkruar ai.

Tutje, ka thënë se shtegu ishte i mbuluar me borë të ngrirë, temperaturat ishin nën zeri dhe ngjitjen përgjatë kreshtës ua vështirësoi era e fortë dhe e frohtë.

“Përgjatë kreshtës kishin pamje mjaft të bukura nga të dya shtetet, Bullgarisë si dhe Sërbisë gja që e bëri ecjen edhe më interesante. Njerëz të mirë që ishit sot së bashku me mua në këtë ecje faleminderit që më besuat”, ka shkruar tutje Mula, derisa në Facebook ka shpërndarë shumë fotografi nga kjo ecje, përfshirë ato me flamurin shqiptar. /Demokoracia.com/

Ne Majen Midzor 2169 m, Majen me te larte te Serbis u ngrit Flamuri Shqiptare.

Sot nje grup Bjeshkataresh nga Peja…

Posted by Arianit Mula on E Diele, 7 Mars 2021

Të ngjashme