Lajme
Të rinjtë nga Kosova ndihmojnë ushtrinë ukrainase
Demokracia
18:30 | 08 Prill 2022

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe Organizata “Nëna Terezë”, kanë nënshkruar marrëveshje për dërgimin e ndihmave humanitare respektivisht atyre ushqimore për refugjatët ukrainas nё vendet fqinje, nisma e tё rinjve nga Prishtina “Youth Community Project” nё bashkëpunim me ambasadën Ukrainase nё Tiranё tё hёnёn nis kontingjentin e parë me medikamente mjekësorë për spitalin ushtarak tё Zaporizhias nё Jug tё Ukrainës.

Valon Arifi aktivist i kësaj nisme ka bёrё tё ditur se falё disa depove tё barnave tё Kosovës tashmë kanë organizuar kontingjentin e parё mё mjete mjekësore sipas kërkesës sё drejtpërdrejt qё kanë marr nga Spitali Ushtarak i Zaporizhias.

“Kemi kontakte tё drejpёrdrejta mё disa spitale ushtarake atje ku veç ushtarëve ukrainas trajtohen edhe civilët e qyteteve tё afërta, andaj tё gjithë aktivitetin tonё e kemi shtrirë nё ndihmë pёr ta.”, ka thёnё Arifi.

“Tё hёnёn nisim kontingjentin me barna sipas kërkesës nga spitali nё fjalё deri sa falënderojmë ambasadën Ukrainase nё Tiranë pёr bashkëpunimin pёr dërgimin e këtyre ndihmave atje, jemi nё kontakt edhe me spitalet nё Kiev andaj na duhet ende përkrahje njёherit falënderojmë edhe pronarët e depove tё barnave nga Prishtina pёr përkrahjen” ka përfunduar Valon Arifi aktivist i nismёs “Youth Community Project” nga Prishtina.

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025