Lajme
Të rinjtë e FRPD qëllojnë makinën e Bashës me vezë
Demokracia
12:58 | 18 Janar 2022

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është duke mbajtur pranë RTSH-së një takim me gra dhe vajza të PD. Megjithatë, ndërsa kryedemokrati mbërrinte në takim, disa gra të LDG-së dhe të rinj të FRPD e kanë pritur me pankarta dhe thirrjet “Basha ik”. Disa të rinj madje qëlluan me vezë në drejtim të makinës së Bashës.

Kreu i të djathtëve e ka marrë me sportivitet situatën dhe u tha të pranishmeve në takim, se nëse ata jashtë do të ishin gra do t’u thoshtë “hajdeni brenda, nuk ka vend për xhelozi, kryetari është i të gjithëve.”

Ndërsa bisedonte me gratë dhe vajzat në takim, Basha u kthye nga kundërshtari i tij politik Edi Rama të cilin e akuzoi se e ka ndërtuar karrierën duke përdorur gratë si fasadë apo kuota.

“Rikthimi një orë e më parë tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Duhet të mbizotërojë vizioni. Cfarë vizioni ka PS, për gratë përveçse për t’i përdorur si kukulla, për numra si fasadë. Bilanci është emigracioni masiv i grave dhe vajzave, rritja e moshës së pensioneve për gratë.”

Nga ana tjetër, Basha u shpreh se do të shohë më shumë zonja në drejtimin e PD-së në të gjitha nivelet.

Të ngjashme