Aleanca e të Rinjve të Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, në mbështetje të kërkesave të mësimdhënësve.
Ata kanë vendosur para Ministrisë një pankartë me abetaren e përbashkët Kosovë-Shqipëri që filloj të përdoret nga ky vit shkollor.
‘Kryeministri me kryeneqësi dhe indiferencë vazhdon t’i përbuzë mësueset dhe mësuesit. Kjo është një tjetër deshmi që ky kryeministër nuk është i interesuar që të reflektojë mbi atë për çka është zgjedhur’, ka thënë Visar Dili nënkryetar i të rinjve të AAK-së.