Lifestyle
Të prezantojmë me ngjyrën e vitit 2024!
Demokracia
12:14 | 08 Dhjetor 2023

Share:

Çdo dhjetor, ekspertët e Pantone-s analizojnë gjithë botën për të vendosur se cila do të jetë ngjyra më popullore e vitit! Ajo është ngjyra “peach fuzz”, ose nuanca e pjeshkës.

Nëse je skeptik/e për mënyrën se si Pantone vendos për ngjyrën e vitit, na lejo të të themi se si vendoset: Dhjetë njerëz udhëtojnë në mbarë globin për të parë risitë e modës, makinat, veshjet dhe çdo gjë që njerëzit preferojnë, për të shpallur ngjyrën e vitit.

Përmes një postimi në Instagram, Pantone na prezantoi ngjyrën e vitit, duke shkruar: “Ju prezantojmë ngjyrën e vitit 2024: Pantone 13-1023 Peach Fuzz. Një nuancë e ngrohtë dhe komode që nxjerr në pah dëshirën tonë për bashkimin me të tjerët dhe ndjenjat që kjo (ngjyrë) krijon, Pantone 13-1023 Peach Fuzz paraqet një qasje të re drejt butësisë. Tejet sensuale, Pantone 13-1023, Peach Fuzz është një nuancë e përzemërt pjeshke që sjell një ndjesi butësie dhe komunikon një mesazh përkujdesjeje dhe bashkimi, komuniteti dhe bashkëpunimi”.

Më tej, thuhet se kjo ngjyrë është një dhuratë për shqisat, duke krijuar një marrëdhënie simbiotike mes shqisës së shijes, shikimit, prekjes dhe aromës.

Pra, tani që di se ç’ngjyrë do të dominojë 2024-ën, e di vetë si ta kombinosh.

 

 

Të ngjashme
Lifestyle • 01 Korrik 2024