Lajme
Të paktën tre të vdekur pas një aksidenti të një treni pranë një resorti të skive në Gjermani
Demokracia
14:43 | 03 Qershor 2022

Share:

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident treni në Gjermaninë jugore.

Treni doli nga shinat në veri të vendpushimit të skive Garmisch-Partenkirchen në Bavari.

Policia tha se treni kishte qenë i ngarkuar në momentin e përplasjes, me shumë nxënës të shkollave që thuhet se ishin në bord.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një operacion i madh i shërbimeve emergjente është duke u zhvilluar dhe linja hekurudhore aktualisht është plotësisht e mbyllur.

Deri më tani është e paqartë se çfarë e shkaktoi përplasjen.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024