Lajme
Të paktën pesë të plagosur nga të shtënat me armë në Suedi
Demokracia
23:59 | 01 Shkurt 2021

Share:

Të paktën pesë persona u plagosën nga të shtënat me armë zjarri sonte në qytetin suedez të Helsingborg.

Tre nga të plagosurit u dërguan në spital dhe dy të tjerë janë ende në vendin e të shtënave, tha policia suedeze, transmeton Demokracia.com.

Motivi i incidentit në Helsingborg, qyteti i dytë më i madh në Suedinë jugore pas Malme, është ende i panjohur, raporton DPA.

Shteti skandinav është duke luftuar bandat kriminale që janë në luftë me njëra-tjetrën, veçanërisht në qytetet e mëdha, por është ende e panjohur nëse kjo e shtënë ka lidhje me bandat.

Spitali ku ruhen të plagosurit nga forcat e sigurisë, tha policia./Demokracia

Të ngjashme