Lajme
Të paktën 500 banorë të Kharkivit të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Demokracia
12:27 | 16 Mars 2022

Share:

Zyrtarë ukrainas kanë njoftuar të mërkurën se të paktën 500 banorë të Kharkivit janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe është nën bombardime intensive gjatë javëve të fundit.

Dy persona humbën jetën kur predha ruse goditën blloqet e apartamenteve shumëkatëshe në një lagje të qytetit, tha shërbimi i urgjencës.

OKB ka vlerësuar se të paktën 691 civilë janë vrarë deri më tani, ndërsa 1,143 të tjerë janë plagosur në të gjithë Ukrainën.

Të ngjashme