Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme kanë lënë të vdekur të paktën 31 persona në pjesë të ndryshme të Somalisë, ka njoftuar qeveria somaleze.
Që nga tetori përmbytjet kanë bërë që të zhvendosen gati gjysmë milioni njerëz dhe kanë ndikuar në jetën e mbi 1.2 milionë banorëve.
Ato gjithashtu kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën civile, veçanërisht në rajonin Gedo të Somalisë jugore.
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështje Humanitare, e cila ka dhënë 25 milionë dollarë për të ndihmuar në zbutjen e ndikimit të përmbytjeve, paralajmëroi mundësinë e “një përmbytjeje me përmasa që mund të ndodhë një herë në 100 vjet”.
Jeta e rreth 1.6 milionë njerëzve në Somali mund të rëndohet nga përmbytjet gjatë sezonit të shirave që zgjat deri në dhjetor. Në rrezik nga përmbytjet janë edhe 1.5 milionë hektarë tokë bujqësore.