Lajme
Të paktën 100 persona të dënuar me vdekje në Iran
Demokracia
19:00 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Të paktën 100 persona janë dënuar me vdekje ose janë akuzuar për krime kapitale në lidhje me protestat në Iran, thuhet në një raport të një grupi të të drejtave të njeriut me bazë në Norvegji.

Pesë gra ishin në mesin e atyre që rrezikoheshin të ekzekutoheshin, thekson raporti.

Numri real i protestuesve që përballen me dënimin me vdekje besohej të jetë shumë më i lartë, kjo dhe për shkak se familjeve të viktimave po i bëhet presion që të mos reagojnë.

Dy burra u ekzekutuan këtë muaj përmes atyre që aktivistët i cilësuan si gjyqe të rreme.

Mohsen Shekari dhe Majidreza Rahnavard, të cilët ishin të dy 23 vjeç, u shpallën fajtorë nga Gjykatat Revolucionare për akuzën e përcaktuar në mënyrë të paqartë për “armiqësi kundër Zotit”.

Kujtojmë se Irani u përfshi nga protesta masive pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, një gruaje 22-vjeçare e cila dyshohet se ndërroi jetë për shkak të dhunës së ushtruar nga policia.

Mahsa Amini u arrestua nga policia e moralit në Teheran më 13 shtator, pasi mbante hixhabin ose shaminë e saj “në mënyrë të pahijshme”./euronews

Të ngjashme