Lajme
Të miturit e burgosur përmes komunikimit kërkojnë ndryshim
Demokracia
13:44 | 02 Korrik 2023

Share:

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan ka përfunduar me sukses programi individual rehabilitues i radhës me titullin, “Biseda për ndryshim”.

Në njoftim thuhet se pas përfundimit të kësaj programi, ata janë shprehur të kënaqur me ç`rast vlerësuan se nga ky program, të miturit e burgosur, kanë mësuar të zhvillojnë mendime të përgjegjshme për jetë në pajtim me ligjin, përcjell Klankosova.tv.

“Trajnimi është udhëhequr nga zyrtarët për punë sociale, ndërsa certifikatat u ndanë dhe nga Drejtorati i Trajtimit të të Burgosurve dhe të Miturve. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë të mbajë trajnime të tilla edhe me grupe të tjera. Përmes këtyre aktiviteteve, SHKK synon të ndikoi në rehabilitimin, risocializimin e të burgosurve dhe kthimin e tyre në shoqëri”, thuhet në njoftim.

Lipjan

Të ngjashme