Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) gjatë ditës së hënë ka njoftuar se të mërkurën do të mësohen çiftet për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.
Në njoftim thuhet se tërheqja e shortit do të bëhet në selinë e Federatës me fillim nga ora 13:30, shkruan Demokracia.com
“Shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave do të mbahet më datë 14 prill (e mërkurë). Tërheqja e shortit do të bëhet në selinë e FFK-së, në orën 13:30”, thuhet në komunikatën e FFK-së. /Demokracia.com