Sport
Të mërkurën do të zhvillohen gjysmëfinalet e para në Kupë, vëmendja në Podujevë
Demokracia
18:55 | 03 Prill 2023

Share:

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi i kësaj gare, Llapi, do të jetë nikoqir i Gjilanit, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” me fillim prej orës 15:00.

Në po të njëjtën orë do të zhvillohet edhe takimi tjetër, mes Vushtrrisë dhe Prishtinës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Ferki Aliu”.

Kujtojmë se ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 19 prill.

Të ngjashme