Sport
Te Malmo flasin për Ballkanin, si kundërshtar i mundshëm
Demokracia
20:45 | 16 Qershor 2022

Share:

Skuadra suedeze, Malmo, tashmë është e njoftuar se në raundin e dytë n Champions Leagu mund të ndeshen me skuadrën koosvare Ballkanin, por suedezet e pranojnë se për momentin nuk kanë informata të mjaftueshme për skuadrën kosovare.

Ballkani në raundin e parë, do të ndeshet me lituanezëtr Zalgirisë kurse Malmo e pret fituesin e turneut preliminar të Championsit.

Drejtori sportiv i Malmos, Andreas Georgson për mediat suedeze ka theksuar se nuk ka njohuri për Ballkanin.

Nuk kam çka të them për Ballkanin, pasi nuk kemi ndonjë njohuri. Por besoj se mund t’i kontrollojmë dy ndeshjet. Është një ekip plotësisht pa përvojë në garat evropiane, që do të thotë se nuk ka qenë skuadër mjaftueshëm e mirë ose është bërë e tillë së fundmi. Raundi i parë kualifikues do të na tregoj shumë gjëra për të”, ka thënë Georgson për “Expressen”. /Demokracia.com

Të ngjashme