Lajme
“Të lihet prapa e kaluara”, “normalizim me Kosovën”, Kallas nga Beogradi: Palët të vijnë në Bruksel sa më parë
Demokracia
14:31 | 22 Maj 2025

Share:

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, në konferencën për media në Beograd u ka bërë thirrje përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë që të kthehen “sa më shpejt” në Bruksel për hapat përpara në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Duke folur për takimet që ka pasë me krerët e Serbisë, Kallas se gjatë këtyre bisedimeve janë përmendur edhe çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë kufitare, marrëdhëniet me fqinjët, normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me përmirësimin e lidhjeve, por është thelbësore për të ardhmen e Serbisë. Është koha për të kapërcyer të kaluarën dhe për të punuar për një të ardhme të përbashkët. U bëj thirrje përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës që të vijnë sa më shpejt në Bruksel dhe të diskutojnë hapat konkretë përpara”, tha Kallas atje.

Kryediplomatja e BE-së foli edhe për zgjerimin e bllokut drejt Ballkanit Perëndimor dhe tha se momentimi politik për këtë është tani.

“Unë jam thellësisht e përkushtuar për të ndihmuar të gjithë Ballkanin Perëndimor që të kapë këtë momentum aktual të zgjerimit. Po, ky proces ka vazhduar për një kohë të gjatë, por ka gjithmonë momentum politik dhe është pikërisht këtu. Një Europë e bashkuar është një vizion për të cilin ne të gjithë duhet të punojmë”, tha ajo.

Të ngjashme