Lajme
Të korruptuarit duhet të japin llogari, thotë Basha
Demokracia
19:50 | 22 Tetor 2023

Share:

“Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht”.

Kështu shkruan kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një postim në median sociale Facebook pas një takimi me qytetarët në Dibër.

Dhe pse nuk ka folur për rastin, reagimi i tij vjen pas lajmit të bujshëm së SPAK ka ngritur akuzë nga ish-kryeministrit, Sali Berisha, dhe ka arrestuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Përmes reagimit të tij Basha lë të kuptohet se mbështet hetimin e Prokurorisë ndërsa kërkon që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë.

“Prandaj sot është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve të kthehen në të mira për qytetarët”, shkruan Basha.

Më tej ai thotë se realiteti i sotëm në Shqipëri që po detyron shqiptarët të largohen nga vendi.

“Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht”.

Të ngjashme