Lifestyle
Të kap ankthi kur nuk ke telefonin? Ja si ta përballosh
Demokracia
08:52 | 21 Shkurt 2024

Share:

Ndonjëherë, ke vërtet nevojë të largohesh nga telefoni, pavarësisht nëse je në dijeni ose jo. Frika e të humburit diçka që vlen online, është një nga arsyet kryesore pse mendojmë se nuk duhet t’i largohemi telefonit asnjë moment. Kjo frikë manifestohet me ankth dhe ndjesi paniku nëse nuk keni mundësi të lidheni me internetin.

Po si mund të luftojmë me fiksimin e shtuar ndaj telefonit?

E dimë që edhe ti si shumë të tjerë do e lidhësh nevojën e të qenit në telefon me punën dhe detyrimin për të përdorur se ta kërkon profesioni, por të qëndrosh herë pas here offline do rezultojë në përmirësimin e shëndetit tënd mendor.

Ekspertët sugjerojnë marrjen e masave të menjëherëshme duke nisur nga largimi i telefonit në dhomën tjetër e deri te përdorimi i tij me minutazh të caktuar. Fillo vendos nivele emergjence për ta prekur, pra mund të ndalosh njoftimet për gjithçka veç telefonatave nga personat më të rëndësishëm për ty, si familja apo miqtë e ngushtë.

Blloko rrjetet sociale pas përdorimit për një afat të caktuar, fundja të gjitha e kanë si opsion kontrollin e kohës së qëndrimit online.

E ardhmja sipas ekspertëve do të bazohet në shprehjen: “Jetojmë vetëm një herë”, ndaj koha e lirë së shpejti do drejtohet te lidhjet njerëzore dhe do shkëputet nga telefonat.

Të ngjashme
Lifestyle • 02 Maj 2024